top of page

                         Profili i bashkisë MAT

 

Bashkia e re shtrihet thuajse në të njëjtin territor me krahinën etnografike të Matit dhe ka terren kodrinor dhe malor. Ajo shtrihet në të dyja krahët e lumit Mat dhe pyjet zënë pjesën më të madhe të territorit të bashkisë së re.

 

Shfrytëzimi i pyjeve për industrinë e drurit është aktualisht i kufizuar, paasi pyjet e vjetra janë dëmtuar rëndë nga prerjet pa kriter dhe një pjesë e madhe e sipërfaqes pyjore është aktualisht në fazë rigjenerimi.

Bashkia e re ka pjesë të saj parkun rajonal natyror Ulëz si dhe dy liqenet artificiale, Ulëza dhe Shkopeti, të ndërtuara për prodhimin e energjisë elektrike.

Relievi dhe klima mesdhetare mjaft e favorshme, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginën e Matit krijon kushte mjaft të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, frutikulturës dhe blegtorisë, përcakton si burime kryesore gjeneruese ekonomiko-financiare, bujqësinë dhe blegtorinë.

Qyteti i Burrelit u ndërtua i lidhur me industrinë e pasurimit të kromit, e cila është aktualisht në proces për riaktivizim. Gjithsesi kjo industri nuk është në gjendje të kthehet në burim të rëndësishëm punësimi për qytetin, që aktualisht ka rreth 11 mijë banorë.

Zona e Matit ka tërhequr gjatë viteve të fundit një numër të vogël turistësh të aventurës dhe ecjes në mal për shkak të relievit shumë tërheqës malor.

Shkopet Mat
Qyteti i Burrelit
pallati i kultures
DSCF0135
DSCF0128
burreli23
burreli18
burreli15
muzeu_historik_mat
bottom of page