top of page
0
unnamed (1)
unnamed
photo
mati
529063_407400006016568_1661220048_n
kroinenes
350px-Emathia
Veshje Gruaje, Martanesh
veshje gruaje macukull
Mt 2

Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit.Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore.Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë.

 

Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.Gjatë gjithë veprimtarisë së shtëpisë së kulturës në Mat u përgatitën mjaft ansamble ekoncerte folklorike dhe artistike, u përgatiten premiera estrade e takime teatrale.

Dega e teatrit dhe e estradës drejtohej nga regjizori i talentuar Bajram Ballabani, Shtëpia e Kulturës në Burrel u bë qendër e grumbullimit të folklorit popullor matjan. Nëpërmjet disa festivaleve apo takimeve folklorike, artistike, teatrore etj, jo vetëm evidentohej folklori, por zbuloheshin talente të këngës e të interpretimit të folklorit e të muzikës matjane.

 

Mbi bazën e elementit të përzgjedhur dhe të materialit folklorik dhehumoristik ngriheshin ansamblet folklorike dhe të estradës të cilët konkuronin në aktivitete kombëtare. Mati zuri vend në shumë festivale e takime artisike si në Gjirokastër, Elbasan, vlorë, Berat, Kukës, Peshkopi, Lezhë etj.

Këngëtarja popullore matjane Feride Kurti dhe pasuesit Florida Tefa, Fatmira Likmeta, Drita Suci, u bënë të njohura dhe shumë të kërkuara në Radiotelevizion. Esat Ruka me këngët e tij epike ishte një talent I ri që më vonë u bë shumë i njohur dhe një nga drejtuesit e Ansamblit Mati.  

 

Por merita të vecanta si instrumentalist dhe drejtues artistic e krijues ka Artisti  Merituar Imerr Neli.Shtëpia e kulturës së Matit në aktivitete kombëtare është nderuar edhe me cmime si në festivalin folkloric të Elbasanit 1969, në festivalin folkloric të Gjirokastrës në vitin 1978 dhe në vitin 1983, në Lezhë, si dhe në Kukës ku orkestrina e Matit ka marrë vazhdimisht cmime të para.

       Kultura artistike e Matit gjallon në shekuj...

bottom of page