Ndër atraksionet më të këndshme turistike që gjenden në territorin e Bashkisë Mat është Parku “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”. Ky park është ngritur në kohën e Mbretit Zog dhe ka një sipërfaqe 2.4 hektarë.
Në këtë park gjenden një shumëllojshmëri pemësh shumëvjeçare me prejardhje nga shumë vende të botës (Afrikë, Azi, etj.). Ky pak është i pasur dhe me vlera të tjera kulturore pasi në të gjenden dhe buste të figurave historike të Matit, xhamia e qytetit, Pallati i Kulturës, Qendra e të Moshuarve dhe Rinisë, etj. Parku “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” pret numrin më të lartë të vizitorëve, vendas dhe të huaj, në Bashkinë e Matit.
Në nëntokën e këtij Parku, gjenden tunele të nëndhshme me hyrje-dalje të shumta nga të dy anët e Parkut, që mund të jenë potencial atraktiv për t’u shfrytëzuar në të ardhmen.
Ndërkohë që vendodhja e Bashkisë mundëson akses në një sëre potencialesh turistike natyrore si Liqenet akullnajore të Balgjajt (36 km nga qyteti), të Ulzës e Shkopetit (21 km nga qyteti), , Liqeni Midhe (5 km), Përroi i Kurvajës 14 km, Përroi i Thanës, ujëvarën e fshatit Bruc 21 km nga Burreli, kanionet e Sekës (Prellë) dhe Flimit 22 km nga qyteti, Shpella e Pëllumbave 18 km, Guri i Gjatë 18 km, Gurrat e Kacelit 27 km nga qyteti, Gurrat e Gurit të Bardhë të Dishës33 km nga qyteti, drita e madhe Qaf-Murrizës 30 km nga qyteti, Parku i Qafështamës (23 km) ashtu si dhe një sërë male si Mali me Gropa 36 km nga qyteti, Mali Sukzëz, Qafë Panja 30 km nga qyteti, Mali Llapusha 35 km nga qyteti, Mali Erza, Mali Shemrit, Mali Trollma, Mali i Dejës (41 km) apo dhe shpellat e Përgja Lusës, e Nezirit 18 km apo dhe ajo e Këputës 18 km nga qyteti i Burrelit.
Gjithashtu, në afërsi të qytetit të Burrelit gjenden një sërë objektesh të ndryshme kulturore dhe historike që përbëjnë një potencial për zhvillimin e turizmit. Kështu, objektet kryesore arkeologjike janë Rruga e vjetër e Arbrit, urat e tipit Venecian, si Ura e Allamanit km18 , Ura e Halilëve 19 km, Ura e Hoxhës 24 km, Ura e Vashës 23 km nga qyteti etj..
Objektet historike përfaqësohen kryesisht nga kalatë dhe kullat si Kalaja e Skënderbeut 30 km , rrënojat Kalasë së Komsis 8 km, Kulla e Dedollit 25 km, Qyteti dhe Kalaja e Varoshit 27 km, kullat e Macukullit 25 km, Sarajet e Zogut (Burgajet) 14 km, Shtëpia muze e Rexhep Lleshit 28 km, Memoriali i Kuvendit të Dukagjinit (1602) 20 km, Varri i Turkut 18 km, Stanet e Nelëve 30 km, vendi prodhimit të barutit në Sherapop 25 km.
Ndërkohë që rrethi i Matit është i pasur dhe me objekte kulti si Kisha e Shën Nikollës, Kisha e Kalirecit, Kisha e Fushë Bazës 16 km, Kisha e Bushkashit 16 km, Kisha e Ulzës 21 km, Kisha e Stojanit 18 km, rrënojat e kishave të Dukagjinit (Shën Mëri, Ishtotri) 20 km, rrënojat e kishës së Shën Trinisë 28 km nga qyteti i Burreli.
Bashkia e Matit është e njohur për zhvillimin e aktiviteteve kulturore si Kënga Lirike e Matit, Takimi i Laurantëve, Ditëlindja e Ahmet Zogut (8 tetor), Festa e Shën Gjergjit, Folk Fest (31 korrik). Këto aktivitete, të kombinuara me potencialet e turistike natyrore, historike dhe kulturore të mësipërme, mund të shndërrohen në paketa turistike mjaft tërheqëse jo vetëm për turistët vendas po dhe ato të huaj.
Aktualisht, kapacitetet e pritjes së turistëve në Bashkinë e Matit janë 100 shtetër. Ky shërbim ofrohet nga pesë hotele. Numri total i vizitorëve gjatë vitit 2012 është rreth 3,000 persona. Megjithatë të dhënat rreth gjatësisë së qëndrimit, të ardhurave të gjeneruara prej tyre, etj. nuk janë të disponueshme.