top of page

              GASTRONOMIA MATJANE

Tradita e guzhinës Matjane si një zonë me bimësi dhe reliev kodrinore si dhe treva për të shfrytezuar në maksimum  ,blektorinë, ka si gatim tradicional mishin e pjekur në disa variante si përshembull: në saç, në hellë, në prushe, etj. Një gatim tradicional perveç mishit të të imtave si delja dhia dhe viçat është dhe mishi i pulës i cili gatuhet  në të gjithë zonvn, shoqerohet me qullë ose me asortimente brumi si, makarona, oriz jufka, pershesh i bërë me miell të ndryshem misri dhe gruri. Po me produktet e mishit te viçit të të imtave por dhe të mishit të pulës behen gjellëra të ndryshme tradicionale si: Paça, mishi më leng, çorba etj
Te gjitha perimet e zones që bëhen në treven e matit por dhe perreth qytetit janë bio dhe perdoren per gatime sallatërash te ndryshme per tryezat por edhe për gjellë vere si ushqim i lehtë, por edhe ëmbelsirat në trevën tonë kanë një origjinë të hershme të cilat bëhen në raste gezimi dhe hidhërimi si përshembull: peta me sheqer, haksude, bakllava, shendetlie, ravani etj.
Të gjitha keto ushqime shoqërohen me pije tradicionale si Rakia dhe vera ku e gjithe zona dhe qyteti e kultivon rrushin më pas e fermenton dhe pas fermentimit e nxjerrë si produkt bio për servirie kjo është nje tradite e hershme.

Gatimet Tradicionale te Zones

1. Pule me qull
2. Pule me jufka
3. Buke ne çerep
4. Byrek me fasule
5. Pete misri me hithra
6. Byrek me djathe, qumesht dhe veze
7. Tave dheu
8. Tave kosi
9. Tave mishi me qumesht
10. Patate te pjekura ne prush
11. Petulla macukulli
12. Dollma(me lakra dhe me gjethe rrushi)
13. Fasule me gjalp
14. Mish ne hell
15. Pete me presh
16. Lakror
17. Corbe
18. Byrek me kungull
19. Byrek me patate
20. Bishtaja
21. Trahana
22. Tave pule me gjize dhe hudhra te njoma

 

 

 

23. Pule me geshtenja dhe arra
24. Pace koke
25. Kukurec
26. Sultjash
27. Buke misri me shellire djathi
28. Mish ne zgare
29. Pule me pilaf
30. Tave mishi ne furre
31. Kungull i pjekur/zier (shoqerohet me sheqer)
32. Tave me patate

 

 

BULMET BIO


1. Djathe(lope, deleje, dhie)
2. Qumesht
3. Kos
4. Gjize
5. Dhalle
6. Gjalp

FRUTA


1. Rrush shesh i zi
2. Rrush Ceruje
3. Rrush Parmaku
4. Rrush vajguri
5. Arra
6. Geshtenja
7. Molle
8. Hurma
9. Kumbulla
10. Fiq
11. Mana
12. Lajthia
13. Qershi
14. Vodhe
15. Dredheza
16. Gorrica
17. Muçmolla

 

PRODUKTE VENDASE


1. Raki rrushi
2. Vere e kuqe/e bardhe
3. Mjalte

bottom of page