
​
Shumica e popullisë Matjane është muslimane, katolike ka pranë liqenit të Ulzës. Mati është një nga krahinat më të pasura me veshje popullore. Veshjet e grave janë të ndryshme. Parapelqehet ngjyra e kuqe dhe e verdhë.
​
​
Veshja e grave ndahet në veshje të “bardhë” në të cilën futet kostumi i mbajtur nga gratë e fshatrave të besimit katolik; “veshja e zezë” quhet kostumi i mbajtur nga një grup fshatrash në të majtën e Luginës së Matit ku procesi i islamizmit ka ndodhur më shpejt, ose “veshja matjane” që shtrihet në pjesën me të madhe të Matit.
​
​
“Veshja Matjane” si ndarje etnografike për variantet ndahet në disa rrethe ku dhe variantet kultivohen si Prelli, Rranzat, Guri I Bardhe, Martaneshi dhe Topalltia.
​
Veshja e burrave është pak a shume e njëjtë në të gjithë rrethin, si tirq me xhamadane. Më hëret burrat mbanin dhe fustanellë ne cermoni.
​
Më pas veshja me tirq dhe fustanellë përdorej vetëm në raste festash kurse veshja e përditshme u bënë brekushet e zeza me xhamadan prej shajaku të bardhë, me gajtane të zinj.
​
Në dimër, përdorej dhe xhoke e zezë. Veshja e Gurit të Bardhë paraqitet e ndryshme nga krahinat e tjera duke ruajtur disa elemente të qytetarisë se hershme. Rol në ruajtjen e kesaj veshje ka luajtur fakti qe banorët e Gurit të Bardhe lidhjet martesore i kanë brenda kësaj zone. Ndikim në veshjen matjane kane krahinat me të cilat kufizohet si Tirana, Librazhdi, Dibra dhe Mirdita.
![]() | ![]() | ![]() Veshje Gruaje, Martanesh,Mat |
|---|---|---|
![]() Veshje Gruaje,Macukull, MAT | ![]() Veshje e Perditshme, Gur i Bardhe, Mat | ![]() Veshje e Nuses ,Macukull ,Mat |
![]() Veshje e gruas ne German te Matit | ![]() Veshje Burri, Macukull,Mat | ![]() Veshje ,Gur i Bardhe, Mat |
![]() Plake me furke e bosht duke tjerre, Rremull, Mat |
.....Mati është i njohur për historinë, traditat patriotike, zakonet e mira, për zgjuarsinë e njerëzve, talentet që ka nxjerrë në fushën e folklorit, për rapsodët popullorë, këngëtarët, valltarët dhe instrumentistët virtuozë......







