top of page
                                                              MONUMENTET E NATYRËS

Gjeomorfologjia e terrenit së bashku me larminë e specieve, edhe lashtësinë e resurseve natyrore i japin rrethit të Matit tipare mjaft tërheqëse si destinacion natyror.

 

Vetë ndërtimi ekologjik  e morfologjik si edhe pozicioni gjeografik e klimaterik i rrethit të Matit i japin kësaj zone monumenatilitetin natyror me rrallesitë biologjike, gjeologjike e morfologjike të zonës. Monumentet e natyrës shtrihen thuajse në të gjithë rrethin dhe spikatin për vlerat e rralla.

Në vitin 2002 janë njohur plot 37 monumente natyre në rrethin e Matit dhe trajtohen me këtë status. Megjithatë këtë status e meritojnë edhe një sërë objektesh të tjera ndër të cilët përmendim: “Katarakti i Pikajës” - Vatdodaj (Macukull);

“Leqet e Urës” dhe shpella e tyre”- Dace (Deje -Macukull);

“Katarakti i Unxes” - Nepe (Deje -Macukull); “

Kanioni i Kuvajes“ – Shqefen;

“Shkëmbi Lindor i Dejes“, “Shkalla e Desheve”,”Shpella e Dejes së Vogël”- Deje-Macukull;

“Ura e Nastradinit“ - Batër e Vogël;

“Shpella e Mijve“ & “ Kroi i Kuq “ - Valxhi “Macukull”;

“Shpella ne Sheshe” – Macukull;

“Shpella e Daces” - Kalivaç (Macukull);

“Shpella e lumit Urakë” - Majedhe (Prell);

“Shpella e Linosit t’Madh” - Deje-Macukull;

“Kanioni i Stelushit“ – Mbasdeje; ”Guri i Bletës” - Vijall;

“Kepi i Qetrasolit“ - Val (Klos);

“Kanioni i Shkopetit“ - Shkopet.

“Shpella e Hendekut të Dhive” & “Hurdha në fund të Zabelit” – Poraj (Deje-Macukull);

“Gurra e shlliut” – Shelli;

”Bershini i Kalldramit“ – Macukull;

“Shpella e Arxhinjeve“ – Bershi, etj...

ura e darsit
ura
image (4)
image (5)
5374d8_734dade6931b44e1848129e3314e1c16
images
220px-2353535.1-80-c240xc160
kroinenes
ur ate ngurta
klos ura e allamanit
burim i shutrese
11081125_796697933746931_4292846436200190687_n
bottom of page