Rrethi i Matit shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe kufizohet nga Tirana, Kruja, Laçi, Rrësheni, Peshkopia dhe Bulqiza.
Kufijtë administrativë të Matit përfshijnë një sipërfaqe prej 997 km2 me një peisazh natyror të larmishëm dhe reliev mjaft interesant.
Rrethi i Matit është një ndër trevat me të pasura të Shqiperisë përsa i përket natyrës. Rreth 60% e sipërfaqes së rrethit të Matit është e veshur me pyje dhe kullota me moshë nga më të reja deri më shekullore e me biodiversitet të larmishëm.
Mati , vështrim i shkurtër historik
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djepi i lashtë i kultures Ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturore jo vetem të trevës së Matit, por edhe më gjërë. Mati eshte bërë tani i njohur jo vetem brenda vendit, por edhe jashtë sidomos për gjurmimin e studimin e kultures Ilire.
Gërmimet e ndryshme arkeologjike kane zbuluar gjurmë materiale që nga periudha e paleolitit të mesëm,të neolitit e më vonë. Ato hedhin dritë mbi ritet, doket e Ilirve e të Arbërve, për nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre, në kalatë e në qytezat, në menyrën e ndertimit dhe të ritëve etj.
Mati është i përmendur dhë për monumentet e kulturës dhe kalate e shumta, ku dy me te rendesishmet janë: Qyteti i Varoshit (Stelushi) dhe Petralba (Guri i Bardhë), që kanë qënë dy nga kryeqendrat më të rëndësishme të periudhës së Skëndërbeut, në mbrojtje kundër pushtuesve osmane.
Në kohët e mëvonshme spikat në Mat periudha e mesjetës që fillon nga shek.12, kur u krijuan principatat e para dhe lindi shteti i parë i Arbërit dhe vazhdon deri në shek.e 19, kohë në të cilën nis periudha e rilindjes kombëtare.
Në këtë kohë është evidente njohja e origjinës së Kastriotëve, që sipas Marin Barletit, historian i shquar dhe bashkohës i Skenderbeut: “Kryet e fisit te Kastrioteve kanë rrjedhur nga Mati prej një dere të fisme, dhe se kanë sunduar me lavdi e fatbardhësi”.
Kjo plotesohet nga një dokument tjetër i Gjon Muzakes i vitit 1510 që thotë se “Zoti Gjon Kastrioti, i ati i z.Skenderbej, ishte zoti i vendit që quhet Mat. Skenderbeu ishte zot i Matit, por u bë dhe i Krujës, Dibres, Tomorrishtes e deri në bregdet”.
Në këtë periudhe spikast lufta mbarë shqiptare në shek.15, nën udheheqjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut kundër Turqëve Osman, që përbën nje ndër epopetë me te lavdishme te popullit shqiptar, ku populli i Matit dha kontributin e vet të çmuar, mbasi tre nga gjëneralët më të zot të Skëndërbeut, Pjeter Përlati, ish komandant në betejën e Sfetigradit më 1448, Vrana Konti, Dukë i Matit dhe komandant në rrethimin e parë të Krujës më 1450 dhe Kokë Malci, prinjës i urtë popullor, veç Ballaban Pashes, që e tradhetoi Skënderbeun, ishin nga Mati, i cili në atë kohë u bë edhe qendër e rendësishme e prodhimit të barotit dhe të armeve, nga ku furnizoheshin edhe krahina të tjera të vendit.
Në Mat në kishën e Trinisë, në krye të fshatit Shëlli shkruhet me 1462 dokumenti i pare në gjuhën shqipe, formula e Pagëzimit nga Pal Engjëlli që ishte kryepeshkop i Durresit dhe keshilltar i Skenderbeut. Gjithashtu Mati është i përmendur edhe për mbajtjen e disa kuvendëve mbarë kombetare.
Më 1593 mblidhet në fshatin Lis të këtij rrethi, kuvendi i parë ku u hartua projekti për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane. Dhe më pas një kuvend tjetër mbarë kombetar u mblodh në Dukagjin të Matit më 1601-1602, ku morën pjesë 2600 delegate nga 15 krahina të Shqipërise, i cili u pasua dhe nga kuvendet e tjera shqiptare e ballkanike gjatë viteve 1614-1620 që u shprehën për organizimin dhe zhvillimin e luftës kundër invazionit turk.
Gjithashu edhe në aspektin kulturor, nga Mati kanë dale figura të shquara si Pjeter Budi, që është një nga shkrimtarët dhe patriotët më të shquar të vendit. Ai lindi në Gur të Bardhë më 1566. Mesimet e para i mori tek disa intelektual vendas. Në vitin 1616-1621 ai ndodhej në Rome, ku krahas punës për botimin e librave shqip, punoi edhe për çlirimin kombetar. Në një nga veprat e tij ai shkruan: ”I madh ka qënë kujdesi dhe deshira e zemres sime në ndihmë të atdheut e të gjuhës”.
Nje kontribut te çmuar dha populli i Matit edhe në luftën kundër pushtuesit serb,malazez e austriak,në vitet 1914-1918 duke dërguar rreth 2000 forca në mbrojtje të kufijve verior të shqipërise,ku ranë në fushën e betejës dhjetëra luftetare të lirisë.Sa here që atdheu vihej në rrezik nga pushtuesit e huaj, në Mat mblidheshin kuvende e beheshin beslidhje.
Me nje beslidhje te tille iu pergjigj populli i kësaj krahine edhe thirrjes qe iu be nga qeveria e re e dalë nga kongresi i Lushnjes.Në dokumentin e nënshkruar në fshatin Lis me 1920, nder të tjera thuhet:”Ne, te nenshkruemit,në emer të të gjithë popullsisë së Matit,tue dhanë besën qeverisë,shprehim deshirën e popullit që për të mbrojtur kufijt e Shqiperisë,i madh e i vogel,jemi gati”.Dokumenti nenshkruhet nga kreret e fiseve kryesore të Matit.
Në një vazhdimsi traditash patriotike bën pjesë edhe lufta nacional clirimtare e popullit të Matit,në kuadrin e luftës së mbarë popullit shqiptare kundër pushtuesve nazi-fashiste, që u kurorezua me fitoren e lirisë e të pavaresise së vendit.Mati nga kjo lufte,veç humbjeve njerezore pati dhe shume demtime: Mbi 2000 shtepi te djegura, qindra familje e mijëra banorë të mbetur pa strehe, ura te prishura etj.Pas çlirimit filloi puna për rindërtimin e vendit.
Në Mat u ngritën tre qytete te rinj : Burreli në qëndër te Krahinës, Klosi dhe qyteti turistik i Ulzes,me liqenin madhështor.Në Mat u ndertuan dy hidrocentralet e para,i Ulzës dhe i Shkopetit që i japin energji elektrike nje pjese te madhe të territorit të vendit.
I përmendur është Mati për pasuritë e shumta nëntokësore dhe pyjet e shumellojshme,ku me rëndësi janë minierat e kromit si ajo e Batër-Martaneshit dhe e Bulqizës.
I përmendur është Mati për pasuritë e shumta nëntokësore dhe pyjet e shumellojshme,ku me rëndësi janë minierat e kromit si ajo e Batër-Martaneshit dhe e Bulqizës.
Në qëndër të krahinës së Matit, siç thame, ndodhet qyteti i Burrelit,me ndertesa të shumta,të ndertuara me nje arkitekture te mire,mjaft piktoresk,i vendosur mbi nje rrafshnalte që “sundon”gjithë krahinën,nga të kater anët e horizontit.Në anen jugore ëe qytetit ndodhet muzeu historik,në një ndërtesë të bukur karakteristike.Në muze janë ruajtur të gjitha vlerat muzeale të krahinës të ndara në periudha nga më të hershmet e deri në ditët e sotme.
Të veçanta aty janë ekspozete e dy pavioneve,ai i arkeologjisë,me objektet e zbuluara nga arkeolog e studiues vendas dhe ai i etnografise,në të cilin shpalosen veshjet karakteristike e tradicionale të zonave të krahinës.Veç muzeut,në qytet ndodhet edhe ndërtesa e shtepisë së kulturës dhe e krijimtarisë popullore dhe një monument kulti, të vendosura në qëndër të një parku të bukur me drurë të shumëllojshëm e me gjelberim të përhershem.