top of page

                                                              Parku Kombëtar i Qafë Shtamës

Zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966. Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës dhe rreth 20 km në jug-perëndim të Burrelit, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri.

Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i“Nënës Mbretëreshë”, pranë Qafështamës, rreth 1100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar.

Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez. Majat e larta të Qafë Shtamës ofrojnë pamje mahnitese nga të gjitha anët, por është ajri i freskët dhe burimet e kristalta që e bejnë atë të famshëm. Për cilësinë dhe vlerat e larta kurative, familja mbreterore shqiptare zgjodhi këtë park për të plotësuar nevojat e veta për ujë të pijshëm.

qafeshtam2
qafe shtama 2
maxresdefault (1)
kroinenes
hqdefault
content-qaf_v-1352826802
84741606
220px-2353535.1-80-c240xc160

                                                                      

                                       Parku Kombëtar Zall Gjoçaj

Ndodhet në Qarkun e Dibrës dhe në rrethin e Matit. Sipëfaqja aktuale është 140.00 ha. Park i vogël, por sëbashku me zonën rreth tij dhe parkun e Lurës ka vlera shumë të larta të biodiversitetit dhe një mori habitatesh, llojesh bimore e shtazore.

 

Takohen pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe lloje endemike e subendemike, livadhe alpine, liqene akullnajore, përrenjë të shumtë dhe një faunë karakteristike të veçantë. Nga gjitarët e mëdhenj takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe nga shpendët shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), etj.. Parku është tepër i rëndësishëm dhe një bërthamë për gjitarët e mëdhenj.

 

Përveç vlerave shkencore dhe natyrore, parku dhe zona rreth tij njëherazi ka vlera të mëdha estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për parkun dhe banorët vendas.

thumb-content-12-1384520490
thumb-content-11-1384520499
thumb-content-6-1384520460
content-7-1384520474
content-1-1384520424
content-1-1384520424
84741931

                                                                   Parku Rajonal Ulëz

Parku rajonal Ulëz zë një sipërfaqe prej 4.206 ha dhe mbulon zonën nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përgjatë shpateve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarës me rrethin e Mirditës dhe të gjithë territorin e liqenit të Ulzës. Ky park përfshin dy liqene atë të Ulzës dhe Shkopetit, si zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.

Ulëza ka një sipërfaqe urbane 2.2 km2 dhe sipërfaqe administrative 200 km2 , e cila përbën 6.26 % të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit Mat prej 728 km2 , ku banojnë 2026 banorë, të organizuar në pesë fshatra (Bushkash, Stojan, Kokërdhok, Madhesh dhe Lundre), dhe një qendër urbane (qytezaUlëz). Nga këto 67.72% jetojnë në fshat ndërsa 32.28% në qytet.Ndodhet në koordinatat gjeografike; 41°39'0" Veridhe 19°51'0" Lindja, në Grade, Minuta, Sekonda.


Kufijtë e këtij Parku Natyror Rajonal janë si më poshtë vijon:


a) Veri: nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përgjatë shpatëve e kreshtave të kodrave për gjatëkufirit ndarës me rrethin e Mirditës;


b) Lindje: përgjatë kodrave të bregut të liqenit dhe kufirit me komunën Baz;


c) Jug: përgjatë bregut të liqenit mbi fshatin Bushkash dhe gjatë bregutjugor të liqenit të Shkopetit përgjatë izohipsave në lartësinë 350m mbi nivelin e detit;


d) Përëndim: nga diga e hidrocentralit të Shkopetit, përgjatë bregut të liqenit të Shkopetit, për gjatë izohipsave në lartësinë 350m mbi nivelin e detit.

 

turizmi-familjar-6
Parku-i-Valbones
slide8
parku_ok_4_523528054
images (1)
images
f7a0a54c92471ac4480e727e4ccf93df_L
f7a0a54c92471ac4480e727e4ccf93df_L
DSC05783
90480057
53073776
thumb-content-12-1384520490
bottom of page