Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’
Është i vendosur në afërsi të parkut Qafë Shtamë, në një lartësi prej 1100 m mbi nivelin e detit, në pyjet e dendur të pishave. Eshtë pjesë e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës dhe bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidromonumenteve). Emrin e ka marrë në vitet 1930-të, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore, teksa një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i pasur me magnez.
Ndërsa Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare. Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është e vështirë dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut. Kjo për banorët do të thotë të mos hedhin më sytë nga qyteti për të ndërtuar jetesën, por t’u përkushtohen pronave të tyre dhe t’i zhvillojnë ato.Hoteleria turistike është e tipit Alpin dhe për bujtësit përdoren kryesishtë bujtinat e banorëve vendas.
Kroi i Gjeneralit, Kroi i Bardhë
Është një burim uji, me ndërtim antik, me ujë shumë të mirë në anë të rrugës Guri i Bardhë–Linos-Shëngjergj-Tiranë, mes masiveve pyjore të Linosit. Përveç vlerës monumentale, mendohet të ketë dhe vlera historike nga vetë emri.Ndodhen në afër vakëfit të fshatit Gur i Bardhë të komunës Xibër të rrethit të Matit, në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërmë -jura e poshtëme dhe terrigjenëve, por i rregulluar në formën e çezmës ose kroit. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale malore Klos – Guri i Bardhë – Linos.
Burimi i Shutrresë (Gurra e Shutrrejës)
Është një burim uji nëntokësorë i fuqishëm që ndodhet midis Kurbneshit dhe Merkurthit. Në sipërfaqe të tokës, është një pus i thellë rreth 30 metra, i cili mundëson uljen në gropën nga kalon uji. Ndodhet në veri të fshatit Bruc, 100 m larg saj, në anë të rrugës automobilistike Bruc-Laç-Kodër-Laç. Është një burim natyror madhështor, me prurje shumë të larta, i shfrytëzuar për energji elektrike dhe për ujë të pijshëm për qytetin e Burrelit. Banorët e zonës e përdorin për ujë të pijshëm, për vaditje dhe kohët e fundit është shfrytëzuar me sukses për kultivimin e troftës.
Origjinën e rrjedhjes e ka nga masivet e Lurës dhe në fshatin Merkuth të Mirditës. Puset e Valcës Ndodhen në veri të fshatit Macukull, gati ne verilindje të lagjes Kalivaç, rreth 2.5 km larg nga rruga e tuneleve të Kalivaçit në mes të livadheve dhe kullotave të bukura të Valcës. Janë në një kullotë që nuk ka burime natyrore uji të ndërtuara prej qindra vjetësh, të gjerë 1-1.5 m, të thellë 5-12 m mbajnë ujë gjatë gjithë vitit. Janë të pa mirëmbajtur kanë nevojë për restaurim, mbrojtje dhe trajtim sipas funksionit.
Puset e Valcës
Gjënden pak në veriperëndim të qëndrës së fshatit Macukull, kommuna me të njëjtin emër e rrethit të Matit, rreth 900 m mbi nivelin e detit është, në një territor të përbërë nga gëlqerorët e kretës së sipërmë, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit, i cili ka formuar një peizazh me një mori formash negative karstike, sidomos puse të ngushta dhe të thella ende të pa eksploruara. Pjesa e dukshme ka diametër të hyrjes deri 2 m, thellësi rreth 2 – 3 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohen sipas rrugës ruralë Shoshaj (Burrel) – Qafë Murrë – Macukull.
Shpellat e Grykës së Valit
Janë katër shpella, ajo e Nezirit, e Këputës, e Pëllumbave dhe ajo e Valit, të vendosura midis fshatrave Perlat, Epër, Lufaj, Laç- Bruç. Janë të gjitha shpella të krijuara në shkëmbinj gëlqerorë si rezultat i gërryerjeve karstike. Kanë forma nga më të ndryshmet. Banorët e hershëm i përdornin për banim, madje në to mund të gjenden shenja që vërtetojnë këtë tezë. Sot janë strehë e shpendëve dhe kafshëve të egra, si ajo e Pëllumbave që është strehë e tyre.