top of page
                                                                QENDRAT ADMINISTRATIVE

 RRETHI MAT  përfshin njësitë e mëposhtme administrative: Bashkia Burrel dhe Bashkia Klos.

Komunat: Baz, Xibër, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Suç, Lis, Ulëz dhe Gurrë.

 Burreli është i vendosur në një tarracë lumore të rrafshët me lartësi 320 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga male. Në veri dhe lindje kufizohet me Luginën e Matit, nga ana jugore qyteti kufizohet me Përroin e Batrës së Vogël dhe në perëndim nga zalli i Gërmanit. Sipërfaqja e përgjithshme është rreth 140 ha dhe administrohet nga Bashkia Burrel. Klosi shtrihet në jug - lindje të rrethit të Matit me një sipërfaqe prej 130 km2.


Bashkia Klos përbëhet nga qyteti i Klosit (që është qendra e bashkisë) dhe 13 fshatra: Bejnë, Klos Katund, Shën Gjun, Plan i Bardhë, Fshati Fshat, Dars, Bel, Unjatë, Fullqet, Bershi, Patin, Ceruje dhe Pleshë. Kufizohet në veri me komunën e Suçit, në Jug me komunat e Xibrit dhe Martaneshit, në lindje me bashkinë Bulqizë, në Perëndim me komunat Xibër e Gurrë.

Komuna Komsi shtrihet në perëndim të rrethit të Matit, dhe kufizohet nga Bashkia Burrel e komuna Suç në lindje, në jug nga komuna Gurrë, në veri nga Komuna Baz dhe Ulëz në perëndim nga rrethi i Krujës dhe i Kurbinit. Me një sipërfaqe administrative 99.7 km2, e cila përbën 13% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit, ku banojnë 5259 banorë, të organizuar në 10 fshatra.


Komuna Baz shtrihet në perëndim të qytetit të Burrelit dhe kufizohet nga lindja dhe juglindja me Komunën Komsi, nga perëndimi me komunën Ulëz dhe nga veriu me Komunën Rukaj. Fshati me i afërt me qytetin e Burrelit është Drita dhe Karica 5 km. Fshati Baz është qendra e komunës dhe ndodhet 14 km larg qytetit të Burrelit. Sipërfaqja e tij është 81,1 km2. Popullsia arrin në 3500 banorë e shpërndarë në 4 fshatra kryesore: Baz, Rreth Baz, Karicë dhe Drita (Ferrë-Karicë).


Komuna e Derjanit është pjesë e rrethit të Matit. Komuna ka një sipërfaqe prej 40 km2, me një terren kodrinoro-malor, me 7 fshatra, me një zonalitet të theksuar vertikal, që fillon nga 300 m mbi nivelin e detit në 1800 m. Qendra e komunës është Derjani, rreth 8 km larg qytetit të Burrelit, me rrugaë të pa asfaltuar. Komuna e Derjanit kufizohet në lindje me komunën e Macukullit, nga Jugu me komunën Lis, nga Perëndimi me komunën Rukaj dhe nga Veriu me komunën e Lurës. Komuna përbëhet nga 7 fshatra me një popullsi 1733 banorë dhe 438 familje. Fshatrat janë: Derjan, Barbullej, Urxallë, Dukagjin, Gjocaj, Lami i madh, Zall Gjocaj. Klima është kontinentale ku temperaturat minimale arrijnë në -70C në dimër dhe në verë arrin në temperaturë maksimale 320C. Klima është me dimër të lagësht, me reshje dëbore në disa raste, dhe vera është e nxehtë dhe e thatë.


Komuna Rukaj ka një sipërfaqe prej 3124 ha, me një terren kodrinoro-malor shumë heterogjen, ku 40% mund të themi se është fushor dhe 60% kodrinor. Rukaj ka 6 fshatra, në një reliev jo shumë të thyer, që fillon nga 128 m mbi nivelin e detit në 800 m. Qendra e komunës është Rukaj rreth 20 km larg qytetit të Burrelit, me rrugë të pa asfaltuar. Komuna e Rukajt, kufizohet me komunën e Derjanit, Komunën e Macukullit, Komunën e Ulzës, komunën e Lisit, Komunën e Perlatit e rrethit të Mirditës. Komuna Ulëz shtrihet në pjesën Veri-Perëndimore të rrethit Mat dhe kufizohet nga Komuna Baz në lindje, në jug nga Komuna Baz dhe rrethi Milot, në veri nga rrethi Mirditë dhe në Perëndim nga kufiri administrativ i rrethit Lezhë. Në një sipërfaqe urbane 2.2 km2 dhe sipërfaqe administrative 200 km 2, këtu banojnë 2156 banorë, të organizuar në pesë fshatra (Bushkash, Stojan, Kerdhak, Madhesh dhe Lundër), dhe një qendër urbane (qyteti Ulëz).


Komuna Xiber ka një sipërfaqe prej 80 km2, me një terren kodrinoro - malor të thyer me pak tokë dhe me shumë pyje të ulëta dhe të larta. Xibri ka 6 fshatra, që fillojnë në një reliev kodrinor 400-600 m mbi niveline detit dhe pjesa malore rreth 1000 m mbi nivelin e detit. Qendra e komunës është Xibër-Murrizë rreth 40 km larg qytetit të Burrelit, me rrugë të paasfaltuara, 40 km nga Tirana dhe 65 km nga Peshkopia. Komuna ndodhet në aksin e rrugës së Arbërit, rruga e vjetër e Dibrës, e cila e lidhte atë me Tiranën. Komuna e Xibrit kufizohet me komunën e Gurrës, komunën e Martaneshit, bashkinë e Klosit dhe komunën e Zall-Bastar të rrethit të Tiranës. Përbëhet nga 6 fshatra me një popullsi 4350 banorë dhe 923 familje. Fshatrat janë: Xibër-Murrizë, Xibër-Hanë, Ketë, Shkallë, Guri i Bardhë, Petralbë. Klima është mesdhetare, ku temperaturat minimale arrijnë në -50C në dimër dhe në verë arrin në temperaturë maksimale 320C. Klima është me dimër të lagësht, me reshje dëbore në disa raste dhe vera është e nxehtë dhe e thatë.


 Komuna Macukull nga Veriu kufizohet me komunën e Derjan, në lindje me komunat Lurë, në Jug me komunën Lis dhe me komunat e Muhurrit dhe të Selishtës.Komuna përbëhet nga 5 fshatra me një popullsi 2531 banorë dhe 634 familje si: Macukull, Dejë- Macukull, Shelli, Shqefën, Vig. Macukulli është rreth 20 km nga Burreli dhe 110 km nga Tirana duke ndjekur aksin rrugor Burrel-Tiranë. Klima është kontinentale ku temperaturat minimale arrijnë në -150C në dimër dhe në verë arrin në temperaturë maksimale 270C. Klima është me dimër të lagësht, me rreshje dëbore ku trashësia e dëborës arrin nga 1-2 m dhe vera është e freskët dhe e thatë.

turizmi-familjar-6
image (14)
image (9)
image (10)
image (8)
image (7)
image (6)
image
image (1)
image (2)
image (3)
image (4)
download
download (1)
download (2)
image (3)
burreli
guri i bardhe vjesht
kulla
bottom of page