Kullat Matjane
Në Mat , ndeshën gjurmë të lashta kullash apo kështjellash vetëm për feudalet. Pas pushtimit turk me ndryshimin e faktorëve historike dhe ekonomik dhe lindjen e marrëdhënieve të reja ,u krijuan kushtët që dhe fshatarësia e lirë të ndërtonin banesa me karakter fortifikues dy deri në katër me sharapote ,sheshena e frëngji që luanin rolin e kullës së fortifikuar- kështjellë.
Pas shëmbjes së principatës së kastriotëve në Mat dhe rrënimin e kalave të tyre u prishën dhe qëndrat e fortifikuara që siguronin jetën dhe lirinë e banorëve. Mbi shpatullat dhe kokën e malësorëve vërshonin eksperditat turke , luftrat feudale ,grabitjet ,vëllavrasjet dhe një sërë faktorësh të tjerë .Për të ruajtur të paprekuar lirinë dhe pronën ,banorët nën shëmbullin e kullave ekzistues te feudale ,krijuan protetipin e banesës kullë ,që nga shekulli në shekull në përshtaje me faktorët historik ,ekonomik dhe në funksion të armëve të zjarrit pësoi evolucion.
Kulla trashëgoi tiparet e kalave ilire dhe arbërore ,që ndërtoheshin në vënde të larta strategjike. Diktuar dhe nga rreziku i kohës ajo u shpërnda në hapësirë duke u ndërtuar mbi kodra ,ku vështronte terrenin, që në rast rreziku jo vetem të mbronte familjen ,pronën ,por edhe fisin ,katundin dhe krahinën dhe kur i kanosej rreziku pashmangshëm tu kërkontë atyre ndihmë ,e cila ishtë reciproke dhe e imponuar në bazë të drejtës tokësore e përfshirë në kanun.
Kështu ,kullat mbetën vatra të lira të paprekura dhe ndërmjet sharapotëve dhe frëngjive me jehonën e armëve u imponuan pushtuesve dhe feudalëve vullnetit e malësorve për liri. Në Mat ,shtëpitë e Oxhaqëve të dikurshëm ,feudalëve dhe bejlerë janë ndërtuar në bazë të këtij parimi; banesa të rrethuara me mure të forta ,në skajin e të cilave ngrihen kulla me sharapote e frengji ,që quhen “kulla kala”.
Ky sinonim dhe thjesht emërtimi i banesës fshataret të fortifikuara –kullë ,flet për atë ,që origjina e kullës së sotme të Matit duhet lidhur me feudale mesjetare .Ndërtimin e kullës në truallin e Matit e shohim fund shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Prototipi më i lashtë i saj është kulla e ndërtuar me baltë , breza druri,strehë të gjatë ,kurse m ë i riu është ai me gëlqere dhe pa breza druri e pak strehë. Mendimi i outorëve për lashtësine e kullës ,mbështetet në ekzistencën e kullave në këmbë jo më të lashta se shekulli XIX.
Ekzistenca e kullave në këmbë jo më të lashta se shekulli XIX nuk duhet marrë si bazë për datimin fiks në këtë shekull. Në pikpamjen teknike dhe praktike ,kulla nuk mund të rrojë më shumë se një shekull.
Kështu banorët në rrënojat e kullave të para kanë ndërtuar mbi to ose afër tyre ,ndërtesa të tjera. Sa i përket tiparëve të kullave me baltë e gëlqere ,mendohet se ata nuk janë të lidhura me lashtësine dhe evulucionin e kullës por ndërtimi I tyre kanë vazhduar paralel ,sipas diferencimit klasor dhe ekonomik të pronarit .Të pasurit i kanë ndërtuar tre-katër kate me gurë e gëlqere dhe shpesh dhe me qoshe ,kurse të varfërit më baltë dhe dru.
Feudalët i rrethonin me mure dhe i emërtonin “Kulla kala". Mungesa e kullave të përsosura dhe të tipit vertikal tek feudalët ,kushtëzohet nga mospasja nevojë e fortifikimit të tyre sepse kishin pushtetin dhe forcën në dorë ,prandaj ata ishin prirur të rrethonin me mure dhe të kishin sa më shumë ambiente . Në shekullin XIX kulla në krahinën e Matit, duket se pësoi me të vërtetë një evolucion të dukshëm, që u imponua me daljen e armëve të zjarrit me fishekë pasi efekti balistik i tyre ishte i madh.
Banesat e ndërtuara me baltë dhe sharapotet prej druri nuk ishin rezistentë, kështu ajo u la mbas dore dhe mori hov ndërtimi i kullës me gëlqere. Ngelja e ekzemplarëve të rrallë të kullës me baltë, si rezultat i kësaj pasoje, marrja hov e kullës me gëlqere të le përshtypjen sikur e para është më e lashtë. Familjet e varfra e të mesme i ndërtonin kullat dy e tre kate, kurse të pasunit tre-katër kate.
Karakteristikë është për të dy tipat se në katin e sipërm, që luan rolin fotifikues, veç sheshenave e dritareve që gjenden në ‘to, nuk shihen hapsira të tjera ndriçimi. Ky fenomen, mori tatëpjetën për të mos u kthyer më nga viti 1910 e mbrapa, kur u dukën në Mat ekspeditat e Shefqet Dërgut Pashës, i cili jo vetëm nuk lejoi ndërtimin e kullave atë vit me sheshena, por rrënoi edhe ekzistueset, pasi çdo kullë në Mat i kushtoi shtrenjtë. Kullat e rrënuara dhe ato të ndërtuara mbas pamvarsisë së vendit tonë, dobësuan karakterin fortifikues, sepse jo vetëm që u hapën dritare edhe në katin e sipërm, por edhe ato të sheshenave u zmadhuan dhe në disa prej tyre, shesheni u zëvendësua me dritare.
Me rritjen e trungut familjar, afër kullës së parë ndërtohej një tjetër, shpesh e ngjitur me ‘të, apo lidhur në mes me një ambient. Familjet shumkurorëshe ndërtonin kulla të mëdha me hyrje në mes dhe deri në tetë sheshena fortifikues. Me prishjen e kësaj familje, lidhjen nga një gjak të fisit apo vllazërisë, kullat formonin një sistem mbrojtës unik, që në kompleks secila kryen funksionin e saj sipas zgjidhjes arkitektonike në përshtatje me terrenin.
Ekzemplarë të kullës me dy dyer në të dy katet hasen në Kurdari, Lis, Burgajet, Klos etj, që ka të bëjë kryekëput me rritjen e kërkesave ndaj jetës, komoditetit të pritjes, që ishin prirje të shtresave të larta. Mohimim i traditës së matjanëve si ndërtues të kullave dhe kushtimi i tyre ustallarëve gollobordas, nuk është i bazuar dhe bie në kundërshtim me realitetin. Mjeshtrat matjanë jo vetëm që njihen si gurëgdhendës të zotë, por edhe ndërtues të kullave. Gollobordasit filluan ta “frekuentojnë” Matin vetëm pas shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së shtetit shqiptar. Kështu ata kufizuan rrugët e kurbetit dhe vërshuan në këto zona, por kullat i ndërtuan sipas modeleve të vjetra ekzistuese dhe dëshirës së pronarit.
Kuptohet se me teknikën e tyre si ndërtues të zotë, ata i dhanë një hop përpara në kuptimin thjeshtë teknik pa sjellur të reja në arkitekturë. Kullat me sharapot, sipas dëshmive, dikur kanë qenë mjaft të përhapuna, por me kalimin e kohës kanë pësuar dëmtime nga koha dhe ndë- rhyrjet me rikonstruksione dhe sot mund të gjesh të tilla në Kokërdhok, Klos etj. Sharapoti ka luajtur thjeshtë rolin mbrojtës dhe nuk komunikon me jashtë, por është i lidhur me një hyrje me katin e dytë të kullës. Kati i sipërm i tij shërben si vend luftarak, kurse dy të tjerët përdoreshin për magazinime prodhimesh bujqësore, blegtorale etj. Në fakt sharapoti nuk është gjë tjetër veçse një kullë tre katëshe e bashkuar me një kullë tjetër dy katëshe për të shtuar sipërfaqen e banimit në funksion të mbrojtjes pa cënuar njëratjetrën. Ky tip kulle-kështjellë dëshmon qartë për origjinën dhe lidhjen e kullës me kështjellat feudale mesjetare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, me ndryshimin e rendit politik dhe faktorëve socialekonomik, kulla pësoi ndryshime të mëdha. Ajo humbi karakterin fortifikues. Kështu ajo u zhvesh nga sharapotet, sheshenat, frëngjitë dhe u zgjeruan apo u çelën dritare në të gjithë katet e kullës, por përsa i përket trajtës katërkandëshe, ndonëse u reduktua në dy kate, mbetet ende konservatore.