
RRETHI I MATIT
PAK HISTORI
01
Origjina e fjalës "Mat"
Origjina e fjalës Mat(Matja) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj.
Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat`anë (mat`anë lumit, mat`anë bregut).
Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.
Pozita Gjeografike
Zona Gjeografike: Mati kufizohet në veri me bashkinë e Mirditës, në perëndim me bashkinë e Kurbinit, në jug-perëndim me bashkinë Krujë, në jug me bashkinë Klos dhe në lindje me Bashkinë Dibër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Burrelit.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,260 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 38,615 banorë. Bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 493.5 km2. Në bazë të të dhënave të censusit densiteti i popullsisë është 55.23 banorë/ km2 ndërsa në bazë të të thënave të regjistrit civil, densiteti është 78.24 banorë/km2.
Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative, të cilat janë: Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis dhe Ulëz. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Mat dhe qarkut të Dibrës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 46 fshatra
Relievi dhe Klima
Lartesia maksimale mbi nivelin e detit në lartësinë më të madhe 2246 metra qe është Maja e Dejës.
Dallohen katër nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz.
Në njërën nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit. Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë. Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius. Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.
Qyteti i Burrelit ndodhet në një distancë prej 93 km nga Tirana. Ai është i vendosur mbi pllajë të rrafshët me lartësi 320 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga male.
Kjo zonë ka qënë e banuar që në kohë të lashta.
Mendohet si qëndër e banuar që në Shek e VIII para lindjes se Krishtit. Dëshmi për këtë fakt janë zbulimi i tumave, janë 54 të tilla në gjithë rrethin e Matit, të cilat gjënden në perëndim dhe veri perëndim të Burrelit. Këto tuma janë dëshmi e kulturës “Ilirete Matit”. Vetë Burreli është krijuar si qytet në vitn 1922 si qëndër e rrethittë Matit. Në qytet bie në sy një park me sipërfaqe 4 hektarë.
![]() | ![]() | ![]() |
---|---|---|
![]() | ![]() |