top of page

 

 

Disa të dhëna biografike të personalitetëve historike, figurave të shquara patriotike matjane, njerëz të fushave të ndryshme të dijes, si dhe të dhëna të tjera te ngjarjeve kryesore historike të Matit, emrat e të cilëve lidhen edhe me emertesat e rrugëve të qytetit Burrel.

Ahmet Zogu – Mbret i Shqiptarëve për 11 vite nga 1 Shtatori 1928-1939. Lindi në Burgajet të rrethit të Matit, më 8 Tetor 1895, në një familje të madhe fisnike atë të Zogollajve. Veprimtaria e tij nisi që në moshën 17 vjecare, pikërisht në tetor të vitit 1912, kur Ahmet Zogu i ri udhëhoqi rreth 2000 forca matjane në luftën kundër forcave malazeze në Kakariq. Po kështu kryeson delegacionin matjan për në Vlorë dhe u bë një përkrahës i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

 

Veprimtaria e tij ushtarake gjatë Luftes së Parë Boterore do të bejë që Ahmet Zogu të niste karrierë të sukseshme politike, me emërimin e tij si Ministër i Brendshëm në qevërinë e dale në Kongresin e Lushnjes më 1920. Ndërsa më Tetor-Dhjetor të vitit 1921 do te emerohej Komandant I Përgjithshem i Ushtrisë Kombëtare.

 

Në Dhjetor të vitit 1923 anëtar I Asamblesë Kushtetuese gjatë periudhës 2 Dhjetor 1922 deri me 25 Shkurt 1924 do të emërohet si Kryeministër dhe Minister I Brendshëm dhe me pas në Janar 1925 do te triumfojë si Kryeministër dhe më pas President I Republikës Parlamentare të Shqipëerise dhe Mbreti i Shqipërisë.

Abdi Mati – Lindi në Fullqet të Matit. Admirali Abdi Mati ishte figura dhe simboli e themeluesi i Flotës Detare Shqiptare. Ndihmesa e tij ishte e jashtezakonshme në organizimin e detarisë shqiptare, në forcimin, kompakësinë, specializimin e kuadrove, teknike në të gjithë degët e specialisteve të flotës mbi baza bashkekohore. Ai ishte shëmbulli më brilant i një figure intelektuale, korrekte me njohuri të gjërë, largpamësi në fushën e dijes dhe të artit ushtarak e detar. Për këtë arsye ai mori edhe graden më të lartë që i ishte dhënë ndonjëherë ushtarakut të një specialist detar.

Ahmet Xhetani - (1826-1897) Lindi në fshatin Derjan të rrethit Mat. Mbaroi studimet e larta në degën ushtarake e juridike në Stamboll. Pas studimeve te larta punoi me detyren e kadiut në Perandorine Osmane. Më pas u kthye në Shqipëri ku ndjenjat e tij patriotike nuk mund ta linin pa kontributin e tij të shquar në veprimtarinë politike kulturore e atë patriotike të vendlindjes tij.

 

Ai qe një personalitet matjan me vlera kombetare, ku u shqua së tepërmi si intelektual, patriot, ushtarak e luftëtar i paepur, arsimdashës që tërë jetën e tij e vuri në shërbim të popullit e te krahinës së Matit. Pjesëmarrës aktiv në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit bashkë me patriotë të tjerë matjan. Aktivist i dalluar në levizjën Kombetare Shqiptare, gjë që bën atë një personalitet matjan, një rilindas Matjan me vlera kombëtare.

Ali Bushi - Lindur  me 24 Maj të vitit 1912. Shquar në fushën e inxhinierisë si një ndër gjeometrit e parë shqiptar. Ai kreu detyrën e gjeometrit në Ministri, në zyrën e Priojektimit në Vlore, Shkodër etj. Ai ishte një figurë intelektuale e studiues i mirëfilltë në fushën e inzhinierit të ndertimit, ku realizoi një sërë projektesh digash e ujësjellësish, urash e kanalesh vaditëse. Ishte një njeri me horizont aktivist e profesionist me nje kompetence të plotë shkencore.

Dali Hysa – Lindur në fshatin Shelli Mat. Një ndër figurat e shquara patriotike të Matit. Kontributi i tij që i rëndësishëm në kryesimin e Komisionit të ashtuquajtur ”Komisioni i 40-tëve” të krijuar nga patriotët matjane në vitin 1911. Ky komision do të qeverisë në Mat dhe do të merrte masa për mobilizimin e luftëtarëve matjane për clirimin e vendit nga zgjedha osmane deri në shpalljen e pavarsisë së  vendit.

Dervish Hima – (1875-1928) Figura e Dervish Himes ka lënë gjurmë të thella në historinë e kombit dhe të rrethit tonë, sidomos në epokën e Rilindjes, të shpalljes së Pavarësise së Shqipërisë e deri në fillesat e krijimit të shtetit shqiptar më në krye Ahmet Zogun. Kështu Dervish Hima ishte një figurë shumë planëshe ku spikati se tepërmi si publicist, idealist, gjuhtar, atdhetar dhe patriot i flaktë Dervish Hima ishte bir i një pronari tokash me origjinë matjane, konkretisht nga Kurdaria e rrethit Mat, por familja e tij kishte emigruar me kohë në Ohër, ku dhe lindi me 1875, u rrit dhe kreu arsimin fillor.

 

Dervish Hima që në moshë të re nisi veprimtarinë e tij propagandistike në Shqiperi për hapje shkollash në gjuhën shqipe dhe shpalosi kontributin e tij, duke shpërndarë broshura e gazeta kudo në vend, me qëllim për të zgjuar shqiptarët dhe për ti nxitur drejt autonomis. Veprimtaria e tij politike është e shtrirë në një varg shumë të gjerë, por mund të përmendim pjesëmarrjen në shumë konferenca ndërkombetare mbi cështjen shqiptare.

Dilaver Kurti – Lindi dhe jetoi në Burrel. Një studiues e gjurmues i mirëfillte Matjan. Kontributi i tij për Matin që i nivelit të lartë dhe ka lënë gjurmë të thella në fushën e historisë, arkeologjisë dhe muzeologjisë. Ai me studimet e tij ka lënë gjurmë jo  vetem në Mat por edhe më gjërë.

 

Posti  e tij si drejtues i Muzeut Historik Mat për disa vite, ndikoi në mbarëvajtjen e punës së Muzeut, sistemimin dhe pasurimin me objekte arkeologjike që i perfitoi nga germimet e suksesshme të ndërmarra nga ai të bëra në rrethin e Matit.

Hazis Kasemi – Një ndër figurat nacionaliste matjane. Shquar për veprimtari patriotike dhe si një mjek popullor i palodhur. Ai ka qënë aktivist kryesor në Kuvendin e Brucit dhë në luftën e madhe të matjanëve në Korrik-Gusht 1943. Merr pjesë në luftën e Mizës se Xhetanit dhe Qafe Shtames, kontribuon duke dhënë ndihmë të madhe edhe në fushën e mjekësisë popullore për të gjithë të sëmuret e të plagosurit e këtyre luftimeve në Mat.

Hoxhe Kurti – Lindi dhe banoi në fshatin Karicë. Arsimin e tij e vuri në shërbim të atdheut dhe të vendlindjes së tij. Shquhet si një figurë patriotike e rilindas matjan.

Ibrahim Temo – (1865-1939) I njohur ndryshe me emrin Ibrahim Murad, lindi në Struge me vitin 1965. Mbiemri i tij i vertete eshte Et’hemi, por shkurtimisht u quajt Temo. Ishte djali i djalit te Mustafa Murad Ages nga Guri i Bardhe, i rrethit të Matit.

 

Mesimet e para ai i mori në Struge, më pas në Stamboll ku u diplomua për mjekësi dhe kryen specializimin për okulist. Veprimtaria e tij si mjek, publicist, intelektual, politikan e patriot i shquar u shtri brenda dhe jashtë Shqipërisë, si Rumani, Bullgari dhe Stamboll, dhe bëri që kjo figurë me origjine matjane të rënditet në radhën e personalitetëve të epokës se rilindjes shqiptare.

Koke Malçi – Figura e tij simbolizon një figurë të shquar e te ditur si i “urti”, te epokës së Skëndërbeut. Emri i tij lidhet ngushtesisht me kalane e Shkopetit si në kala e hershme ilire, që pati rëndësi edhe gjatë mesjetes. Kalaja e Koke Malcit njihet edhe sot nga banorët vendas, gjurmë të rrënojave të saj ruhen edhe në ditët e sotme.

Kont Urani – Origjina e tij është matjane. Figurë e shquar e epokes së Skenderbeut. Një personalitet i kesaj epoke që ka lënë gjurmë në historinë e Shqiperisë.

Kros Skura – Lindur në fshatin Lami i Madh i rrethit Mat. Njihet si një figurë që simbolizon mencurine e matjanit. Ai ka qënë një ndër figurat kryesore të Selitës, krahinë e ndarë midis Matit dhe Mirditës, për pajtimin e gjaqëve, hasmërive, grindjeve e mosmarreveshjeve të ndryshme, ngaterresave për kufijtë e tokës. Ai ka qënë simboli i njeriut tolerant dhe johakmarrës. Po kështu kontributi i tij është dëshmuar edhe në cështjen kombetare duke u bërë pjesë ndihmëse e Kongresit të Lushnjes.

Qamil Xhika – Kontribues i shquar në fushën e shkencave bujqesore me gradën doktor i shkencave. Ai shërbeu më shumë se 35 vjet me passion e përkushtim. Punoi për grumbullimin e seleksionimin e llojëve të misrit duke shfrytëzuar aftësitë gjenetike në kushtet e rrethit Mat, duke krijuar hibridin “Mati” gjatë viteve 1966 me aftësi të lartë prodhuese, duke konkuruar edhe hibride të tjera që vinin nga jashtë gjatë asaj kohë.

Rexhep Pashë Mati – (1841-1908)Personalitet e figurë e shquar e lëvizjes tonë kombëtare me përmasa kombëtare. Lindi në vitin 1841 në famijen e Hasan Rucit, hoxhë me kulture teologjike nga fshati Batër i rrethit Mat. Familja e tij emigroi në Edreme të Turqisë që në kohën kur Rexhepi ishte në moshë të vogël dhe ju dha mundesia të ndiqte të gjitha stadet e arsimit deri Akademine e Larta Ushtarake. Fale intelektit, nivelit të lartë kulturor, pasionit, kembenguljes, karakterit te forte arriti të ngjisë shkallët e hierarkisë ushtarake deri në postin e Ministrit të Luftës së Turqisë me vitin 1908 post të cilin nuk e gezoi gjatë pasi në gusht të këtij viti ndërron jetë.

Rexhep Pashe Mati financoi dhe mbështeti levizjen kombëtare ruajti marredheniet e ngushta me flamurtaret e rilindjes tonë kombëtare. Bashke me Ismail Qemalin projektuan e përgatitën lëvizjet e armatosura të popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane.

Sali Doda – Lindi ne Derjan te Matit në gusht të vitit 1913. Pasi kreu shkollën ushtarake Mbretërore në Tiranë në korrik të vitit 1939 mbaron Akademine Ushtarake në Modena të Italisë. Shërbeu si officer tankist dhe gjatë luftës italo-greke dezerton në frontin e luftës ku dhe sherbente. Me pas inkuadrohet në armaten e V-te Amerikane dhe me pas ekspert ushtarak për cështjet e Ballkanit pranë Sherbimit Strategjik Ballkanik në varësi nga komanda e Mesdheut. Shërben edhe në Shtabin e Përgjithshem të U-Na-Cl ku dha kontributin e tij deri në clirimin e plotë vendit.

Sali Llani – Figurë patriotike matjane, lindur në Derjan të Matit. Që një ndër oficerët me grade të lartë kapiten që shërbeu në ushtrinë e Monarkise Shqiptare si komandant i Rregjistrimit të Tiranës. Ai që ndër të parët  oficerë shqiptarë të diplomuar në akademitë ushtarake të Italisë. Me pas shquhet si pjesëmarrës e drejtues i njerës prej cetave vullnetare matjane me mbeshtetje kryesore në zonat e Batrës, Gurrës, Frankthit, Burrelit. Merr pjese në Kuvendin e Brucit si një ndër figurat kryesore të këtij kuvendi ai u zgjodh edhe nënkryetar i shtabit drejtues të luftës të kryengritjes matjane 31 Korrikut 1943. Sali Llani qe nder kontribuesit e shquar te L.A.Na.Cl.

Shahin Kola – (1878-1943) Një ndër dëshmorët rënë gjatë Kryengritjes Popullore të Matit. Lindi në vitin 1878 në Burrel, në një familje patriotike. Patriotizmi i tij i shfaqet qysh heret me konkretisht fillimet e tij të angazhimit në luftë janë në luftën e Balldrenit e të Kakariqit kundër ushtrive serbe e malazeze. Më pas në vitin 1913 ai lufton kundër serbëve tek vendi i quajtur Guri Skënderbeut. Heroizmi i tij shquhet gjate luftimeve të gjata në Korrik – Gusht 1943, ku dha dhe jetë gjatë perpjekjeve te forcave italiane per te shuar fisin e Kolajve.

Sule Kurti – Nje nder figurat perfaqesuese te nacionalisteve matjane e më gjerë. Një protagonist i Kuvendit të Brucit. Organizatori kryesor që drejtoi edhe kuvendin u zgjodh edhe kryetari i Shtabit të luftës për kryengritjen e Matit 1943.

Xhelal Cupi – Lindi në fshatin Gjocaj të rrethit Mat. Pasi mbaroi studimet e larta ushtarake shërbeu si toger i artilerisë gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare. Gjatë periudhës së pushtimit Italian shërbente si komandant batalioni në zonën e Shijakut. Ndjenja patriotike dhe atdhedashuria ndikoi tek ai që të merrte pjesë në rezistencën kunder pushtimit italian dhe konkretisht bashkë me figura të tjera patriotike, oficere e intelektuale pergatiten edhe shpërthimin me eksploziv të vaporit Italian “Paganini” që vinte me ndihma drejt Shqipërisë për të mposhtur rezistencen e shqiptareve ku dhe u flijuan në shërbim të atdheut.

 

Kuvendi i Brucit – U mbajt me 26 Korrik të vitit 1943 në fshatin Bruc të Matit. Ky kuvend që një ngjarje e madhe me rendesi historike per Matin dhe matjanët. Ai qe një akt i rëndësishëm pluralist, organizativ, shoqëror e luftarak që frymëzoi, projektoi dhe organizoi një ndër një ndër ngjarjet më të mëdha edhe më të suksesshme t popullit matjan atë të Kryengritjes Popullore të Matit. Ky kuvend tregoi frymën e bashkëpunimit me krahinat fqinje si dhe suksesin për mobilizimin e rreth 3000 forcave matjane kryengritëse.

Kuvendi i Lisit – Në vitin 1594 u mbajt në kishën e Shën Marisë në List e Matit nje kuvend i rendesishem nderkrahinor ku delegatet pjesëmarrës hartuan një projekt për një kryengritje, clirimin e vendit. Ky kuvend i rëndësishëm tentoi të realizonte bashkimin e vendit për nje ideal te perbashket clirimin e vendit nga pushtimi osman, por nuk ia dolen pasi edhe vete Papati I Romes dhe Republika e Venedikut hezituan ti perkrahnin.

 

Pirustët – Ishin një ndër fiset më të rëndësishem ilire që kishin një shtrirje të gjërë në tërë hapësirat e tanishme të rrethit Matit por edhe në Mirditën e Kukësin e sotëm. Ky fis është shquar më së shumti si metalpunuesit e zotë ilire që nxirrnin bakrin e argjendin që e punonin më shumë mjeshtëri.

 

 

 

Të dhëna biografike të personaliteteve historike, figurave të shquara patriotike matjane..

bottom of page