top of page
Featured Posts

Urat e rrenuara

  • Zamira Kajaci
  • Mar 12, 2016
  • 1 min read

Përveç urave që janë të dukshme edhe sot, ka pasur dhe disa tëtjera, gjurmët e të cilave shihen në brigjet e Lumit Mat dhe degët e tij, të cilat kanë qenë në shërbim të udhës së madhe, pra të karvaneve. Më kalimin e kohës dhe rrënimin e tyre ata kanë humbur edhe emrin, duke vështirësuar kështu pasqyrimin e të dhënave për ‘to.

Mbi lumin Mat ka pasur dy; njëra disa metra poshtë “Urës së Vashës” dhe tjetra ka qenë në Klos, në vendin e quajtur “Pazari i Urës”. Ajo ka pasur tre harqe, dy dritare shkarkuese dhe ka qenë e gjatë 34 m. Ura të vjetra të rrënuara ka pasur përkarshi urës së “Pazarit të Urës” mbi Sheun e Rrapave që vjen midis Bejnit dhe Klosit; në rrjedhën e poshtme të Sheut të Balës; në katundin Bërshi; në Gurrë të Vogël ka qenë “Ura e Lèzje” dhe një tjetër në fshatin Frankth. Këto ura janë rrënuar atëherë kur rruga e karvaneve dhe tregu i Klosit humbën rëndësinë e tyre me goditjen e parë që pësoi në vitin 1910, kur ekspeditat turke prishën punishtet e barutit, që ndodheshin në këtë zonë.

Me ndërtimin e rrugëve automobilistike, në vitet ’30 të shek. XX, karvanet e humbën krejtësisht rëndësinë. Kështu këto ura mbetën vetëm për ndërlidhjen e katundeve midis tyre.


 
 
 

Commentaires


Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page