top of page
Featured Posts

Urat Matjane

  • Writer: Mati news
    Mati news
  • May 17, 2016
  • 5 min read

URA VASHES

“Ura e Vashës” gjendet midis katundeve Klos dhe Guri i Bardhë. Ajo ndërlidh dy brigjet e lumit Mat dhe ka qenë i vetmi mjet komunikimi në rrjedhën e sipërme të lumit të Matit. Ura është me një hark dhe në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e saj janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit. Është 11 m e gjatë, hapësira e dritës midis dy këmbëve është 7 m dhe lartësia e harkut nga pasqyra e ujit po 7 m. Gjerësia e trasesë së urës është 2. 8 m dhe është shtruar me gurë e rrasa. Harku i saj është gjysëm rrethor dhe është punuar me gur gëlqeror të latuar e të skuadruar dhe me qemer të dyfishtë. Të dy anët e qemerëve anë përforcuar me ganxha hekuri. Në faqen e djathtë të shkëmbit, kur vjen nga Guri i Bardhë, duken gjurmët e vendit ku ka qenë fiksuar një kushtim që bënte fjalë për ndërtuesit dhe kohën e ndërtimit të saj. Kjo urë ka mbajtur mbi shpatullat e saj gjithë barrën e karvaneve të rrugës për në Dibër, e cila lidhte atë me bregdetin nga merrej kripa dhe produkte të tjera. “Ura e Vashës” nuk ka pasur këtë emër. Ajo quhej “Ura e Skurës” dhe e ka ndërtuar si vepër bamirësie Haxhi Hajrulla Skura nga lagja “Mansaj” e Gurit të Bardhë, afërsisht 300 vite më parë. Ajo i ka marrë emrin “Urës së Vashës” që gjendet jo shumë larg saj, në Sheun e Dishit dhe që sot quhet “Ura e Skurës”. Duke qenë më e rëndësishme dhe emri “Ura e Vashës” më simbolik, ka përvetësuar këtë emër, duke u njohur si e tillë në gojën e kalimtarëve. Duke krahasuar me urat e tjera të Matit, “Ura e Vashës”, nga ana teknike dhe tipologjike, përkon me urën e “Hoxhajve”, “Kulmares”, “Skurës” në Gur të Bardhë dhe “Shën e Premtes” në Gurrë të Vogël. Kurse jashtë Matit ajo ngjan me fazën e dytë të shtesës në “Urën e Mesit” në Shkodër dhe me “Urën e Kamares” në Librazhd, të cilat dihen se kur janë ndërtuar; “Urën e Mesit” e ka ndërtuar Mehmet pashë Bushati në shek. XVIII, kurse “Ura e Kamares” ka pasur një kushtim që datonte vitin 1715. “Ura e Vashës” “Ura e SKURES.

Ura e Kulmares

Ura e Kulmares” ndodhet në Gur të Bardhë mbi Sheun e Dishit dhe lidh lagjen Hoxhaj me malin e Dishit. Quhet dhe “Ura e Lopëve” pasi shërben për kalimin e bagë- tive në kullotat e malit. Ura është e gjatë 11 m dhe e gjerë 2. 5 m. Kjo është një ndër urat më të larta në Mat. Kulmi i qemerit të saj është 14 m nga pasqyra e ujit. Edhe këtë urë thuhet se e ka ndërtuar si vepër bamirësie vasha Hasime Tuska nga Guri i Bardhë. Ky është një gjest i rrallë në fushën e ndërtimeve inxhinerike për emrin e një vashe në malësi.

“Ura e Shahinit”

“Ura e Shahinit” gjendet mbi Sheun e Madh në afërsi të lagjes Çelaj në Patin të Klosit. Kjo urë është më e vogël së të tjerat dhe këtë ia ka diktuar mjedisi ku është ngritur. Gjatësia e saj është 6 m, kurse gjerësia e trasesë është 2 m. Lartë- sia nga kulmi i qemerit në pasqyrën e ujit është 7. 6 m. Kalimi i rrugës në këtë hapsirë ndërlidhte tregun e Klosit me atë të Lisit. Këtë urë e ka ngritur një i quajtur Shahin, nga oxhaku i Çelajve në Patin. Koha e ndërtimit të saj, duke u bazuar dhe në teknikën dhe tipologjinë e saj, i përket kapër- “Ura e Shën e Premtes” cyellës midis shek. XVIII-XIX.

“Ura e Halilajve”

“Ura e Halilajve” është ndërtuar midis katundeve Dars, Bel e Fullqet të Klosit, mbi “Sheun e Xhabzës”, i cili buron nga Xibri. Ura është ngritur në një vend shkëmbor mbi dy brigje të lartë. Ajo formohet nga një hark dhe një dri- tare plotësuese në bregun e djathtë. Harku i saj është i shtrirë dhe i thyer në mes. Harku i urës ka një gjatësi prej 15 m, gjerësia midis dy këmbëve të saj është 11 m, kurse lartësia nga pasqyra e ujit arrin 9 m. Traseja e rrugës ka një gjerësi 2. 6 m dhe është e shtruar me gurë e pllaka gurësh lumi. Për të plotë- suar boshllëkun që formohet në bregun e djathtë, mbi urë është shtuar një hark i vogël plotësues, i cili ka dhe një dritare. Ura e Halilajve thuhet se është ndërtuar nga një pjestari fisit Halili, emri i të cilit dhe koha nuk mbahen mend dhe është ndër urat më të vjetra që gjenden sot të pa dëmtuara në Mat.

Ura e Shën e Premtes

“Ura e Shën e Premtes” ndertuar midis shek. XVIII-XIX. gjendet në rrjedhjen e sipërme të sheut të Lusës, midis katundeve Gurrë e Vogël dhe Frankth. Ka marrë këtë emër, pasi aty afër gjenden rrënojat e një kishe mesjetare me emrin e “Shën e Premte”. Dy anët e qemerit të poshtëm janë ndërlidhur me pllaka hekuri dhe ganxha. Ura është e gjatë 10. 5 m, e gjerë 2. 5 m dhe lartësia e kulmit të qemerit nga pasqyra e ujit shkon 9 m. Thuhet se atë e ka ngritur Jashar Kadriu nga Gurra e Madhe, për të ndërlidhur zonën e Gurrave e të katundeve përreth me tregun e Komsisë. Koha e ndërtimit të saj përkon me fillimin e shek. XIX.

Ura e Skures

“Ura e Skurës”gjendet mbi përroin e Dishit të Gurit të Bardhë, disa metra në perëndim të “Urës së Vashës”. “Ura e Skurës” është e gjatë 9 m dhe e gjerë 2. 5 m. Kulmi i qemerit te pasqyra e ujit është 5. 5 m. Këtë urë e ka ndërtuar një vashë e pamartuar, Hasime Tuska, nga lagja “Laskaj” e Gurit të Bardhë. Kjo urë lehtëson kalimin e karvaneve në shërbim të “Urës së Vashës”. Ndërtimi i “Urës së Skurës” lidhet me fundin e shek. XVIII dhe fillimin e shek. XIX. Për ndërtimin e saj janë dashur 800 blloqe kuadratikë të skalitur.

“Ura e Allamanit”

“Ura e Allamanit” ndodhet mbi “Sheun e Bejnit”, në të hyrë të qytetit të Klosit. Kjo urë është ngritur mbi një taban shkëmbor prej shtufi rënor buzë rrjedhës së përroit. Traseja e urës është e shtruar me gurë e rrasa lumi. Ura ka gjatësi prej 16 m. Gjerësia e trasesë shkon 2. 6 m. Largësia e qemerëve midis të dy këmbëve 11 m, kurse lartësia nga kulmi i qemerit në pasqyrën e ujit 5. 5 m. Ndërtimi i urës në këtë vend, ka lidhje me udhën e madhe që përshkonte Matin nga jugu drejt veriut. Kjo urë ndërlidhte edhe tregun e Klosit me Lisin e Stelushin. Ura e Allamanit është ndërtuar nga një pinjoll i derës feudale të oxhakut të Allamanit nga Kurdaria, që shtrinte sundimin e semtit të tij deri në Klos.

“Ura e Hoxhajve” ose “Ura e Vogël”

“Ura e Hoxhajve” ose “Ura e Vogël” gjendet në lagjen “Kodër” të Gurit të Bardhë. Kjo është një ndër urat më të vogla e ndërtuar me gurë çmërsi, me gjatësi 6 m dhe gjerësi 1. 85 m. Kjo urë ka shërbyer për kalimin e karvaneve që vinin nga Tirana për në Mat e Dibër dhe për komunikimin e lagjes me malin. Ajo është ndërtuar në fillim të shek. XIX nga Mehmet dhe Ali Mikli (Hoxha) banorë të lagjes “Kodër” dhe është restauruar nga mjeshtri gurabardhas Hamit Karaj


 
 
 

Comments


Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page