Search
Urrat e drunjta
- Zamira Kajaci
- Mar 12, 2016
- 1 min read
Në Mat përveç urave të gurta ka pasur dhe një rrjet të dendur urash prej druri. Ato funksionojnë edhe në ditët tona dhe ndërlidhin katundet me rrugë këmbësore apo për transporte me kafshët e punës. Ndërtimi i tyre ka qenë i thjeshtë. Mbi brigjet shkëmbore hidheshin trarë druri, kurse shtrati i tyre shtrihej me dërrasa. Për ndërtimin e këtyre urave përdorej kryesisht druri i lisit. Këto ura gjendeshin kryesisht në rrjedhën e mesme të lumit, aty ku degët e tij kanë rrjedhur të qeta në terren fushor ose kodrinor.
Comentários