top of page
Featured Posts

E FUNDIT/ Zjarr në një pallat në Burrel, rrezikohen 50 familje

  • Matinews
  • Sep 13, 2018
  • 1 min read

Një zjarr ka rënë në një pallat në Burrel duke rrezikuar 50 familje.

Zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati në qytetin e Burrelit, fatmirësisht në banesë nuk jetonte askush.

Zjarri shkaktoi panik për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerave dhe bizneseve aty pranë.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm.

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtepijake të papërdorshme.


Comentarios


Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page